Kukësi përfundon numërimin për kandidatët, qytetarët i “qëndrojnë” besnik listës, konfirmojnë liderët

Politikë

Kukësi përfundon numërimin për kandidatët,

Përfundon numërimi i votave për kandidatët në Kukës, duke u bërë kështu qarku i parë. Rezultatet tregojnë se kryeson në Kukës, për PD, Flamur Hoxhën me 9159, pastaj vijojnë Isuf Çela me 5227 dhe Shyrete Koka me 3622. Vihet re se qytetarët kanë respektuar listën, duke konfirmuar liderët. Pasi Hoxha ishte i pari në listë, e kështu me radhë.

Nga ana tjetër, në Partinë Socialiste, kryeson listën Gerta Duraku me 5368 vota, Petrit Malaj i dyti me 3666 vota dhe Halim Dauti me 2059 vota.

Ndërkohë, LSI dhe partitë e tjera, nuk kanë marrë mjaftueshëm vota, për të fituar mandate.

ME TE LEXUARAT