Vaksinimi i Covid-19 në Gjermani jo më sipas moshës, Merkel i premton qytetarëve ndryshim

Bota

Vaksinimi i Covid-19 në Gjermani jo më sipas moshës, Merkel i

Një reagim i fundit ka ardhur nga Angela Merkel, për vaksinimin kundër Covid-19. Sipas saj, qytetarët që e kanë bërë këtë vaksinë, apo që e kanë kaluar virusin, do të kenë më shumë “liri” dhe të drejta. Gjithashtu ajo tha se rregullat strikte për përparësisë për vaksinimin do të hiqet deri në qershor.

 

Merkel bëri të ditur se qytetarët të cilët kanë marrë të dyja dozat e vaksinës, duhet t’i lejohet të bëjnë aktivitetet e tyre të përditshme pa qenë nevoja të tregojnë një test COVID negativ. Po ashtu, u shpreh kancelarja, po kjo mënyrë do të funksionojë edhe për personat të cilët mund të provojnë se kanë kaluar COVID-19, përmes një testi PCR i cili është i 28 ditëve të fundit.

Kujtojmë se Gjermania gjatë kësaj kohe ka ndjekur një listë të rreptë prioritare se kush mund të vaksinohet, bazuar në moshë. Merkel tha se deri në qershor ky rregull nuk do të ekzistojë dhe së shpejti qytetarët do të kenë mundësinë të aplikojnë për të marrë vaksinën.

Nga ana tjetër, ministria e Shëndetëisë bëri me dije se rreth 6 milionë njerëz në Gjermani kanë marrë 2 doza të vaksinës anti-COVID. Ndërkohë gjithsej janë 19.5 milionë njerëz që kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

ME TE LEXUARAT