Kryemadhi bën parashikimin: Opozita e bashkuar fiton 85-90 mandate. LSI 28-30

Politikë

Kryemadhi bën parashikimin: Opozita e bashkuar fiton 85-90 mandate. LSI

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë projeksionin e saj të fitores pak pas mbylljes së procesit të votimit.

Ajo tha se opozita e bashkuar ka fituar 85 deri në 90 mandate. Ndërsa LSI sipas saj ka 28 deri në 30 mandate.

“Shumë shpejt u takuam. Ka pasur një pjesëmarrje të jashtëzakonshme. 1.7 mln votues. Asnjë ndjenje euforie s’duhet të kapi komisionerët e LSI. Numëruesit të bëhen gati. Duhet të çojmë procesin deri në fund.

Numrat tregojnë një fitore të jashtëzakonshme. Ajo që duhet të veçojë është se opozita e bashkuar ka nga 85-90 mandate. Them se LSI ka 28-30 mandate. Duhet të çojmë deri në fund procesin e numërimit.”, tha Kryemadhi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion