Incident i rëndë, i riu tenton t'i vërë flakën kutive të votimit, kapet me shishe me lëndë djegëse

Politikë

Incident i rëndë, i riu tenton t'i vërë flakën

Një i ri në Njësisë Administrative Libofshë është shoqëruar nga policia e Fierit pasi kërcënoi që të digjte kutitë e votimit.

Incidenti mësohet se ka ndodhur pak momente përpara se kutitë e votimit të dilnin nga qendrat e votimit në Agim, njësinë administrative Libofshë.

I riu ka qenë me një shishe me lëndë djegëse në dorë, dhe bëri thirrje që do t’u vinte flakën kutive të votimit. Ndërsa mbante shishen e ndezur në dorë, ai qëndronte përpara mjediseve të qëndrave të votimit.

Ai është ndaluar nga forcat e policisë që ndodheshin në qendër për mbarëvatjen e procesit dhe më pas është shoqëruar në komisariat. Pritet njoftim zyrtar nga policia e Fierit lidhur me ngjarjen.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion