Kreshnik Spahiu: Sali Berisha do rikthehet si kryetar i PD-së, do i thotë Bashës ik p*rdhu

Politikë

Kreshnik Spahiu: Sali Berisha do rikthehet si kryetar i PD-së, do i

Themeluesi i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, në një postim në rrjetet sociale shprehet se Sali Berisha do të rikthehet në krye të Partisë Demokratike.

Ai thotë se kjo është e vetmja mënyrë që Berisha të mbrohet nga akuzat e SHBA-së, ndërsa shton se ish-kryeministri e ka përdorur Bashën si “shishe qumështi” për të mos i zënë askush radhën, ndërkohë që kur të rikthehet do t’i thotë kryedemokratit “Ik p*irdhu tani, ma lësho radhën”.

“Një muaj më parë deklarova në Top-Channel që Berisha do rikthehet kryetar i PD por shumë pak më besuan.

– kjo është e vetmja mënyrë që të mbrohet së shpejti nga akuzat dhe proçedimi penal, duke e shitur dhe përdorur si burg politik ndaj Kryetarit Opozitës

– kjo është arsyeja që e mban Lul Bashën si “shishe qumshti” për të mos i zën askush rradhën, por të rikthehet në çdo moment, duke i thënë Lulit: Ik pirdhu tani, ma lësho karrigen.

Me Bashën ka marrveshje dhe e largon me dorëheqje në çdo moment. Kjo është lëvizja e fundit për tu mbrojtur AMERIKA”, shkruan Spahiu.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion