Rikthehen reshjet e shiut në vend, ja si do të jetë moti 5 ditët e ardhshme

Aktualitet

Rikthehen reshjet e shiut në vend, ja si do të jetë moti 5

Sherbimi Meteorologjik Ushtarak ka nxjerrë parashikimin e motit rreth javës që presim. 

Dita e hënë do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal në orët e vona të mbrëmjes.

Dita e martë do të nisë me vranësira të cilat gradualisht do ja lënë vendin kthjellimeve, reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal në pjesën veriore të vendit.

Dita e mërkurë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cila në orët e mesditës përgjatë relieveve malore do të pasohen nga reshje lokale shiu.

Ditën e enjte do të mbizotërojë moti i kthjellët.

Dita e premte parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira këto më të përqëndruara në veri të vendit ku do të pasohen nga reshje lokale shiu në orët e mesditës.

Era do të jetë kryesisht kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave pranë tyre, ditën e martë dhe të merkurë do të fitojë intensitet hera-herës deri në 15-20m/s.

Në fushën termike pritet rritje graduale e temperaturave, më e ndjeshme ditën e enjte dhe të premte në vlerat e mesditës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion