Ulen ndjeshëm temperaturat, ja parashikimi i motit për ditën e sotme

Aktualitet

Ulen ndjeshëm temperaturat, ja parashikimi i motit për ditën e

Moti në vendin tonë për ditën e sotme do jetë me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme, që do vazhdojnë deri pas mesditës kur vranësirat bëhen më të dendura por sërish vendi rrezikohet vetëm nga ndonjë shi afatshkurtër dhe kryesisht në zona të izoluar në Lindje të vendit.

Temperaturat e ajrit vijojnë me rënie prej 1-2 gradë në mëngjes dhe mesditë duke ulur vlerat minimale dhe maksimale në rang territori NGA 7°C në 24°C. Era do vijojë të fryjë e lehtë në tokë por mesatare në bregdet ndërsa disi më e fortë paraqitet era në hapësirat detare të Jonit ku pritet shpejtësia prej 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor gjatë gjithë ditës duke ruajtur në brigjet detare dallgëzimin 3 – 4 ballë.

ME TE LEXUARAT