Konferenca Ndërqeveritare me BE, Rama ironizon opozitën: “Dhis is ë mirrakëll of fridom”!

Këto janë negociatat më intensive në historinë e integrimit, shkruan kryeministri Edi Rama, në një reagim pasi u njoftua se të hënën e 14 prillit, Shqipëria mban konferencën e katërt ndërqeveritare në Luksemburg.
Në "Facebook”, Rama nuk kursen as ironinë ndaj opozitës dhe deklaratave të kryedemokratit Sali Berisha.
“Po si thanë? S’ka më hapje kapitujsh ëëë?! U alarmua Europa nga narkodiktatura ëëë?! Madje mua s’më dhanë as darkë se u solla keq ëëë?!
Ëh ëh ëh… Të hënën në BE për Konferencën e Katërt të negociatave dhe një seri tjetër kapitujsh që hapen".
Këto janë negociatat më intensive në historinë e integrimit dhe kur mendon që Mali i Zi negocion që nga 2012, ndërsa në që vjet dhe kur mendon edhe që kalendari ynë është vetëm 3 vjet, pra i mbyllim në 2027 e jemi gati për të hyrë në BE, atëherë s’ke si mos u thuash honxhobonxhove të kënetës politike e mediatike dhis is ëë mirrakëll of fridomGod blles Allbenia God blles Jurop”, shkruan Rama.


