Edi Rama shpall fitoren nga sheshi Skënderbej, zbulohet lëvizja e Lulzim Bashës, kë takoi për 60 minuta në seli

Politikë

Edi Rama shpall fitoren nga sheshi Skënderbej, zbulohet lëvizja e

Procesi i numërtimit të votave po shkon drejt fundit, ndërsa me projeksionet e deritanishme PS është duke marrë mandatin e 74, ndërkohë që numërimi po vijon vetëm në Tiranë dhe në Durrës.

Teksa Rama ka njoftuar mbajtjen e një mitingu në orën 18:00 në sheshin ‘Skënderbej’, në selinë blu duket se ka rënë heshtja. Edhe pse PD ka një rritje të ndjeshme në raport me vitin 2017, në këto zgjedhje së bashku me LSI-në nuk kanë mundësi që të marrin shumicën.

Burime bëjnë me dije se Lulzim Basha ka shkuar në selinë blu që në orën 09:00, nga ku po ndjek procesin e numërimit të votave në qarqet e mbetura.

Mëngjesin e sotëm në zyrën e Bashës ka shkuar edhe koordinatori i Posaçëm Politik Eduart Halimi, me të cilin ka zhvilluar një takim rreth 60 minuta.

Basha pritet të dalë në një konferencë për mediat pasi të shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve. Nuk dihet nëse ai do të komunikojë dorëheqjen e tij nga posti i kreut të PD-së, apo do të vazhdojë të qëndrojë në krye të demokratëve, dhe do të nisë një proces reformimi i brendshëm.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion