Rezultatet në Korçë, reagon për herë të parë PD: E kemi arritur objektivin e fushatës

Politikë

Rezultatet në Korçë, reagon për herë të

Teksa në Korçë ka përfunduar numërimi me fitoren e Partisë Socialiste, ka ardhur reagimi i parë nga Partia Demokratike. Kandidati për deputet i PD-së, Edmond Spaho tha se PD ka arritur objektivin në këtë qark dhe ka pasur një rritje me 20% në raport me zgjedhjet e vitit 2017.

“Ka përfunduar numërimi në qarkun e Korçës, PD ka realizuar objektivin e fushatës, ka marrë pesë mandate me një rritje prej 20% në vota në krahasim me 2017. Falënderoj qytetarët e Korçës që na mbështetën dhe falënderoj strukturat e PD me fushatën e shkëlqyer me program, duke i dhënë alternativa qytetarëve të këtij qarku”, tha ai.

Rezultatet në Korçë, reagon për herë të

Kujtojmë se PS mori në Korçë 6 mandate, PD 5, ndërsa LSI asnjë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion