“Këtu lejohen vetëm peshkaqenë”, Salianji riposton nga burgu foton simbolike me peshkun e madh në Parlament

Politikë

“Këtu lejohen vetëm peshkaqenë”, Salianji riposton

Ervin Salianji e ka nisur mëngjesin e sotëm me një tjetër postim në rrjete sociale, nga burgu i Fierit.

Ai ka ripostuar një foto të disa viteve më parë, me një peshk të madh të cilin e mbante në duar, përballë Kuvendit, si simbolikë që “peshqit e mëdhenj të politikës të përfundonin pas hekurave”, shkruan ai.

Duke zbuluar se çfarë i ka thënë një nga punonjësit e Gardës, Salianji ka vetëm një thirrje: “Reagoni”.

Postimi i plotë i Ervin Salianjit

Mirëmëngjes!

Këtu lejohen vetëm peshkaqenë!

Në 2018, gjashtë vjet më parë, kur partnerët ndërkombëtarë me të drejtë insistonin tek drejtësia funksionale, duke kërkuar që “Peshqit e Mëdhenj” të politikës të përfundonin pas hekurave.

Një metaforë e gjetur simbolike kur Salianji hyri në Kuvend, me një peshk dhuratë kryeminsitrit.

E shakaja e gjetur e punonjësve te Gardës: “këtu lejohen vetëm peshkaqenë…

Reagoni!

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion