Kërcënoi sanitaren pse shkoi në mitingun e opozitës, një tjetër kryebashkiake socialiste nën “lupën” e SPAK

Politikë

Kërcënoi sanitaren pse shkoi në mitingun e opozitës,

Fran Tuci u bë zyrtari i rradhës nga Partia Socialiste që përfundoi pas hekurave nën akuzë për shpërdorim detyre, duke iu bashkuar Safet Gjicit, megjithatë duket se nuk do të jetë i fundit.


Kryebashkiakia e Roskovecit, Majlinda Bufi mund t'i shtohet kësaj liste, pasi ndaj saj ka një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme.

Kallëzimi është bërë pas publikimit të një videoje në një emision investigativ pak muaj më parë, ku kryebashkiakja shihej teksa i bënte presion me shkarkim nga puna një sanitareje për arsyen se kishte marrë pjesë në një miting të opozitës.

Kërcënoi sanitaren pse shkoi në mitingun e opozitës,

Në media është publikuar një dokument që mban firmën e kreut të SPAK Altin Dumani dhe prokurorit Klodian Braho, ku kërkojnë nga televizioni ku është publikuar emisioni në fjalë, pamjet e transmetuara në 5 Maj. Një muaj më pas, në SPAK u paraqitur për të dëshmuar punonjësja e kërcënuar nga Majlinda Bufi.

Po kështu, në dokumentin e prokurorisë dërguar televizionit që mban datën 7 Korrik, kërkohen edhe pamjet e një audio-përgjimi të dytë të Bufit të publikuar më 12 Maj, ku kryebashkija i kërkon llogari një qyterari pse kishte shprehur mbështetje në rrjetet sociale për rivalin e saj në zgjedhjet lokale të 14 Majit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion