Çfarë po ndodh në Durrës? Qendrat shëndetësore "mbushen" plot, deri në 70 raste në ditë me...

Aktualitet

Çfarë po ndodh në Durrës? Qendrat shëndetësore

Vala e të nxehtit të pazakontë që ka goditur vendin po shton problemet shëndetësore te qytetarët që për t’i shpëtuar vapës i janë drejtuar plazheve. 


Në qendrën shëndetësore verore të plazhit të madh në Durrës paraqiten rreth 60-70 pushues në ditë me shqetësime, të cilat prekin pothuajse të gjitha grupmoshat.

Kjo fundjavë paraqitet edhe më e ngarkuar në qendrën shëndetësore për shkak të fluksit të madh të pushuesve në plazh. Goditje nga dielli, probleme kardiake, dehidratim, ndërsa më të vegjlit po përballen edhe me alergjitë e shkaktuara nga prania e kandilave të detit në ujë.


Mjekët bëjnë thirrje për kujdes të shtuar  dhe konsumimin e sa më shumë lëngjeve në këto ditë të nxehta vere.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion