Kandidatja e LSI akuzon Bashën për humbjen: Harruam që ai kishte skenaret e veta, jo të opozitës

Politikë

Kandidatja e LSI akuzon Bashën për humbjen: Harruam që ai kishte

TIRANË- Humbja në zgjedhjet e 25 prillit duket se ka përçarje jo vetëm brenda PD-së, por edhe mes koalicionit me LSI.

Kandidatja për deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Brisida Shehaj akuzon Partinë Demokratike për humbjen. Sipas një postimi në rrjet sociale, ajo thotë se Basha kishte skenarët e tij dhe jo të opozitës, dhe këtu i referohet djegies së mandateve.

Konstatimit të një prej ndjekësve nëse gabimi më i madh është ikja nga Parlamenti dhe shkaku i largimit i hapi rrugën për gjithçka, ajo përgjigjet:

“Jam shumë dakort me ty. Unë kam gabuar e para sepse kam qenë pro atij vendimi, por harruam që Basha ka skenaret e veta jo të opozitës”.

Kandidatja e LSI akuzon Bashën për humbjen: Harruam që ai kishte

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion