“Kam projekte për Beratin”! Kandidati i pavarur për kryetar bashkie: Luftën e kam me shtetin, janë pasuruar me taksat e qytetarëve

Politikë

“Kam projekte për Beratin”! Kandidati i pavarur për

Kandidati i pavarur për kryetar bashkie në Berat, Pavllo Shkarpa që mbështetet nga opozita i ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë.

Në një prononcim për mediat, ai u shpreh se ka projekte të mëdha për  bashkinë e Beratit, ndërsa theksoi se “luftën e ka me shtetin”.

Shkarpa dha mesazhin se “Berati është i qytetarëve dhe se nëse ai fiton, bashkia do të jetë e popullit të thjeshtë”.

“Dua ta projektoj te ardhmen e këtij qyteti. Unë luftën e kam me shtetin, ne jetojmë ne diktature, edhe pse thuhet qe jetojmë ne demokraci. Berati është  i yni, ne kemi nevoje për këtë qytet, Berati ska nevoje per ne. Berati sot duhet te zgjedhe njeriun me te mire. Unë kam projekte te mëdha për këtë qytet se kam dëshirë ta ndryshoj. Këta janë bere te pasur me taksat e qytetareve. Po e mora une bashkinë bashkia do jete e popullit te thjeshte”, tha Shkarpa.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion