“Ka ardhur koha të kthejmë monarkinë”/ “Zogistët” takim me Princ Lekën: Garanton stabilitet, unitet e zhvillim

Politikë
“Ka ardhur koha të kthejmë monarkinë”/

Dhjetëra familje legaliste dhe mbështetës të Mbretit Zog u nderuan në Shkodër, përgjatë një takimi me prezencën e princit Leka Zogu II, i cili u shpreh se këto shkodranët kanë qëndruar me besnikëri gjatë historisë dhe se familja e tij mbretërore ka një dashuri të madhe për një qytet si Shkodra.

“Shkodra ka qene gjithmonë vatër e besimit dhe qëndresës. Mirënjohje për gjithë zogistët që qëndruan pranë familjes time”, tha princ Leka.

Tedi Kopliku, i cili ishte kandidati i PD për Shkodrën në zgjedhjet e 11 majit nën siglën e legalistëve.

“Ne kohen e Mbretit Zog treguam se ndërtojmë shtetin”, tha Kopliku.

Kreu i kësaj force politike Sokol Axhami u shprehën se ka ardhur momenti për t’u rikthyer në fron.

“Kemi detyrim te rikthejmë sistemin mbretëror. Sistemi mbretëror garanton stabilitet, unitet e zhvillim”, tha Axhami.

Në fund të takimit disa familje shkodrane që i qëndruan me besnikëri familjes mbretërore dhe kontribuan përgjatë historisë u nderuan me një mirënjohje nga Princ Leka II.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion