“Jemi rritur në ferr”, Rama: Fati nuk na ka përkëdhelur, BE-ja shumë më tepër se një bankomat!

Politikë

“Jemi rritur në ferr”, Rama: Fati nuk na ka

Kryeministri i vendit, Edi Rama ditën e sotme ishte i pranishëm në takimin e dytë të nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE – Ruga e Reformave”.

Rama e bëri të qartë se është koha për të shfrytëzuar derën që na është hapur drejt Bashkimit Evropian dhe tha se besojnë pa kushte në këtë proces.

Duke u ndalur tek e kaluara, kreu i qeverisë tha se nuk ka qenë e lehtë. Shqiptarët “kanë jetuar në ferr” dhe nuk kanë “qenë të përkëdhelur nga fati”, prandaj BE është shpëtimi nga historia e së kaluarës, theksoi kryeministri.

Rama: Ne nuk jemi perëndimor të përkëdhelur nga fati. Ne nuk jemi rritur ashtu si ata që janë lindur në Evropën e viteve ’70-‘80. Jemi rritur në ferr dhe ne e dimë shumë mirë që BE është shumë më tepër se një bankomat. Ne e dimë shumë mirë që BE është shpëtimi ynë nga historia jonë.

Ne e kemi shumë të qartë që BE është edhe këndi nga ne duhet të shohim vetë historinë tonë. S’mund ta shohim BE me sytë e të shkuarës duhet të shohim të shkuarën me sytë e BE. Prandaj dera që është hapur duhet të shfrytëzohet pa u mbyllur. Ne besojmë pa kushte në këtë proces. E dimë shumë mirë që BE nuk është një park ku shkohet për qejf, është një familje jo e lehtë për të qenë pjesë por ama është e vetmja familje ku ne mund të jemi përfundmisht të sigurt dhe ku mund të kemi një të ardhme të pa kërcënuar nga e shkuara.

ME TE LEXUARAT