“Janë mërzitur burrat se i quaj çyrykë”, Rama batuta në Lezhë: Po si t’i quaj ata që hidhen me kokë në kënetë!

Politikë

“Janë mërzitur burrat se i quaj çyrykë”, Rama

Kryeministri Edi Rama njëherësh kryetar i PS, nuk i ka kursyer batutat me opozitarët gjatë takimit me gratë në Lezhë.

Ai tha se janë mërzitur një pjesë e burrave pse i ka quajtur “çyrykë”, ndërsa shtoi se e ka vetëm me ata burra që hidhen me kokë në kënetë.

“Mjerë kush sheh televizor në këtë vend, në ato sallonet e natës ku shtrihen burrat dhe japin mend, por mend nuk kanë. Janë mërzitur si ju thotë Edi Rama gjysmës së burrave çyryk, unë se di mund të jenë më shumë se gjysma, por unë them gjysma janë. Po mos ishin gjysmat e burrave çyryk në këtë vend, e dini ku do ishte Shqipëria apo jo? Se burrat e kanë patur në dorë për një kohë shumë të gjatë. Më thoni ju mua tani a është normale që një burrë shkon dhe hidhet në Kënetë me kokë.

Llogaria është shumë e thjeshtë ne kemi 56% të grave në të gjithë Shqipërinë, kemi votuesit e parë shumicë, na duhet vetëm gjysma e burrave dhe ne fitojmë, jemi në rregull. Kush nuk e pranon që është çyryk, duhet thjeshtë të deklarojë që nuk është me kënetën, por është me BE. Në momentin që insiston që është me Kënetën e ka thënë me fjalët e veta që është çyryk. Pjesa tjetër është prapë interesante, se janë mërizut shumë çyryrkët pse ju thotë Rama vajzave të PS që nëse i dashuri juaj shkon me Kënetën lërini. Jo unë nuk i them ashtu, unë u thëm shpëtojini, por nëse ata insistojnë që të sjhkojnë në kënetë, lërini, mos u hidhi në kënetë.

Kanë dhe një gjë çyrykët, nuk e pranojnë humorin. Këta të marrin me libër shpie, të thonë gjërat më të zeza, dhe ju duket nomale, po t’ua kthesh në të njëjtën mënyrë e pranojnë, po të bësh humor me ta çmenden. Ua dhashë recetën se si ta dalloni një çyryk”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT