Ish-nënkryetari i Fatmir Mediut, Blendi Sula, emërohet nënkryetar i Bashkisë Tiranë

Politikë

Ish-nënkryetari i Fatmir Mediut, Blendi Sula, emërohet nënkryetar

Ministrja Ogerta Manastirliu prezantoi sot katër nënkryetarët e rinj të Bashkisë Tiranë: Ilir Mengra, Blendi Sula, Gentian Keri dhe Vasilika Vjero, duke ndarë edhe detyrat përkatëse për secilin.

Sipas ndarjes:
• Ilir Mengra do të mbulojë punët publike,
• Vasilika Vjero do të jetë përgjegjëse për financat dhe zhvillimin ekonomik,
• Blendi Sula do të mbikëqyrë territorin dhe menaxhimin e zhvillimit rural,
• ndërsa Gentian Keri do të drejtojë administratën e Bashkisë Tiranë.

Emri më i spikatur mes tyre është Blendi Sula, ish-nënkryetar i Partisë Republikane nën drejtimin e Fatmir Mediut, ish-kreu i Forumit Rinor të kësaj partie dhe me një të shkuar aktive edhe në strukturat e PD-së. Prej kohësh, ai është afruar me Partinë Socialiste, duke u bërë tashmë pjesë e administratës së saj lokale në kryeqytet.

Ndërkohë, Anuela Ristani vazhdon të ushtrojë kompetencat e kryetarit të bashkisë, në mungesë të Erion Veliajt, i cili ndodhet në burgun e Durrësit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion