Dumani për Kodin e ri Penal: Nuk jemi përfshirë në hartimin e tij, ndajmë qëndrime me Çelën

Politikë

Dumani për Kodin e ri Penal: Nuk jemi përfshirë në hartimin

Gjatë një takimi me gazetarët, kreu i SPAK, Altin Dumani, ka komentuar për herë të parë publikisht mbi draftin e Kodit të ri Penal, duke theksuar se institucioni që ai drejton nuk është përfshirë në hartimin e tij dhe nuk ka pasur akses në draftin zyrtar.

Dumani vlerësoi se debati mbi Kodin është i pritshëm si në rrafshin profesional, ashtu edhe në atë shoqëror. “A ishte i nevojshëm një kod i ri, apo mund të bëheshin ndryshime në kodin ekzistues? Ky është diskutimi që duhej të hapej”, është shprehur ai sipas raportimit të gazetares Klodiana Lala.

Ai sqaroi se SPAK do të japë qëndrimin e tij sapo të ketë në dorë draftin zyrtar, por konfirmoi se ka ndjekur edhe deklaratat e Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela dhe bie dakord me disa prej kritikave të tij.

Çela ka reaguar më herët në mënyrë kritike ndaj draftit, duke thënë se përmban nene të paqarta dhe potencial për konfuzion, që rrezikojnë zbatimin efektiv të drejtësisë.

ME TE LEXUARAT