Krimi zgjedhor, Dumani: Ka pasur kallëzime për shitblerje votash, por mungojnë provat

Aktualitet

Krimi zgjedhor, Dumani: Ka pasur kallëzime për shitblerje votash, por

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka deklaruar sot se janë depozituar disa kallëzime për shitblerje votash në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, por asnjë prej tyre nuk është shoqëruar me prova konkrete.

Në një takim me dyer të mbyllura me gazetarët, Dumani tha se pavarësisht dyshimeve të ngritura, deri më tani nuk ka elementë të mjaftueshëm për të nisur ndjekje penale.

Ai theksoi se SPAK ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësues të partive politike dhe me Policinë e Shtetit për të ndjekur çdo sinjal të ardhur nga terreni.

Sipas tij, për çdo pretendim të bërë, janë kryer verifikimet përkatëse në bashkëpunim me strukturat e tjera të hetimit.

ME TE LEXUARAT