Projektiligji për komitetin LGBT, Hungaria ngrihet në protestë

Bota

Projektiligji për komitetin LGBT, Hungaria ngrihet në protestë

Projektligji i miratuar në Budapest për ndalimin e diskutimeve për homoseksualitetin ose ndryshimin e gjinisë në shkolla ka sjellë protesta masive. Mijëra protestues kanë dalë para ndërtesës së parlamentit hungarez, me duke mbajtur flamurin me ngjyrat e ylberit që është një simbol i komunitetit LGBT.

Në projektligj thuhet se fëmijëve duhet t’iu ndalohet përmbajtja që inkurajon ndryshimin e gjinisë ose raportet mes të njëjtës gjini. Ndalesa do të vlente edhe për reklamat. Projektligji gjithashtu synon krijimin e një liste të njerëzve që do të i’u lejohej të mbajnë ligjerata për edukimin seksual në shkolla.

Këshilli i Evropës është organi kryesor i të drejtave të njeriut në kontinentin evropian. Ajo u bëri thirrje ligjvënësve hungarezë të refuzojnë projektligjin. Orban dhe aleatët e tij qeverisës kanë shumicën në parlament. Qeveria e Hungarisë dhe ajo e Polonisë janë nën hetime të Bashkimit Evropian, për shkelje të dyshuara të standardeve të BE-së.

Asnjëri prej këtyre vendeve nuk i njeh martesat midis çifteve të gjinisë së njëjtë. Kushtetuta e Hungarisë thotë se martesa është për çiftet heteroseksuale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion