Shtyhet seanca në Apelin e Posaçëm ndaj Safet Gjicit, shkak mungesa e Alma Kaçit

Aktualitet

Shtyhet seanca në Apelin e Posaçëm ndaj Safet Gjicit, shkak

Ditën e sotme është mbajtur seanca e parë në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.

Togat e zeza shtynë seancën më datë 20 qershor, për shkak të mos paraqitjes së Alma Kaçit.

Safet Gjici u dënua më datë 7 shkurt të këtij viti nga shkalla e parë me 3 vite burg, në aplikim të gjykimit të shkurtuar në 2 vite, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Safet Gjici u vu në pranga fillimisht i akuzuar për “korrupsion pasiv”, pasi dyshohet se ka favorizuar Alma Kaçin, duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.

Vetë 40-vjeçarja ka pranuar se donte nga Gjici tenderin e qenve, ndërsa ish-kryebashkiaku ka thënë se nuk e ka shkelur ligjin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion