Sulmi me vezë dhe kos ndaj Belerit, reagon Berisha: Hakmarrje primitive e porositur nga Rama

Politikë
Sulmi me vezë dhe kos ndaj Belerit, reagon Berisha: Hakmarrje primitive e


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me sulmin me vezë dhe kos ndaj eurrodeputetit Fredi Beleri.

Beleri e quan sulmin një hakmarrje primitive ndaj Fredi Belerit i cili ndodhet në Shqipëri si anëtar i delegacionit të Parlamentit Europian për Shqipërinë.

“Me këtë rast dënoj me forcën më të madhe aktin banditesk të porositur nga Edi Rama ndaj eurodeputetit Beleri në detyrë”, shkruan Berisha ndër të tjera.

“Akt rrugaçërie, i denjë vetëm për Edi Ramën! Të dashur miq, në një akt hakmarrje primitive ndaj Fredi Belerit i cili ndodhet në Shqipëri si anëtar i delegacionit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, me urdhër të Edi Ramës, i mbyllën derën e Parlamentit dhe nuk e lanë të futet deri sa erdhi provokatori patronazhist për të agresuar eurodeputetin Beleri. Provokatori pas aktit banditesk u largua i qetë.

Me këtë rast dënoj me forcën më të madhe aktin banditesk të porositur nga Edi Rama ndaj eurodeputetit Beleri në detyrë. I bëj thirrje Parlamentit Europian të dënojë aktin e paprecedent ndaj deputetit Beleri të organizuar nga Edi Rama, i cili pasi i rrëmbeu mandatin e Kryetarit të Bashkisë Himarë dhe e burgosi me dëshmitarë të rremë i organizon me banditë agresionin fizik”, shkruan Berisha.

ME TE LEXUARAT