Shpërthimi me dy të vdekur në magazinën e tij, deputeti i PS paraqitet në SPAK

Politikë
Shpërthimi me dy të vdekur në magazinën e tij, deputeti i PS


Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Pak minuta më parë, Çela është parë teksa po futen në ambientet e SPAK.

Kujtojmë që Prokuroria e Fierit ka shpallur moskopetencë për hetimin dhe akuzat ndaj deputetit socialist Bujar Çela, pas shpërthimit në mars të këtij viti në magazinën e tij në Lushnjë, ku mbetën të vdekur dy punonjës dhe u plagosën shtatë të tjerë, mes tyre dhe vetë Çela.

Prokuroria shpalli moskopetencë dhe i kaloi dosjen SPAK, pasi Çela është deputet i Kuvendit të Shqipërisë, dhe prokuroria kompetente për hetimin e tij është ajo e posaçme, njohur ndryshe dhe si SPAK.

Deputeti socialist akuzohet zyrtarisht për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Ndërtimi i paligjshëm”, dhe “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”, parashikuar nga nenet 289 prg. 2, 199/a prg. 4, dhe 161 të Kodit Penal.

Bujar Çela rezulton pronar i tokës ku po ndërtohej një magazinë në Lushnjë dhe nuk ishte i pajisur me leje përkatëse. Nën hetim janë dhe zyrtarët e Bashkisë së Lushnjës që i kishin dhënë atij një leje paraprake në mungesë të plotë të dokumenteve.

ME TE LEXUARAT