“Ti i ke shërbyer Serbisë...", Balla "shpërthen" ndaj Berishës dhe i drejtohet deputetes së PD: Pusho moj ti se le nam

Politikë

“Ti i ke shërbyer Serbisë...", Balla

Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla i ka kërkuar Kryetarit të Kuvendit që të mbyllet seanca dhe të mblidhet Komisioni i Jashtëm, që të hartohet një deklaratë me mbështetjen e palëve politike, për t’i bërë të qartë Hagës sipas tij, se Shqipëria nuk është dakord me pretencën për ish-liderët e UÇK-së dhe se po hidhet baltë ndaj tyre dhe luftës për liri. 

Teksa parashtroi kërkesën, Balla nuk i kurseu ironitë ndaj opozitës dhe Sali Berishës.

“Jemi sot në një seancë pak ditë nga një aktakuzë e turpshme e dhënë… pusho moj ti, pusho se le nam (i drejtohet Ina Zhupës)… 180 vite burg është kërkuar për ish drejtuesit e UCK, kërkesa është që Kuvendi të ndërpresë punimet menjëherë të ngarkojmë zotin Hasani dhe Shehu në komisionin e Politikës së Jashtme dhe të përgatisim me urgjencë një deklaratë që duhet të gëzojë mbështetjen e palëve për t’i bërë të qartë Hagës që populli shqiptar nuk pranon dot një baltë të tillë të hedhur kundër popullit shqiptarë”, tha Balla, teksa iu drejtua Berishës duke i kërkuar që të lirojë foltoren.

“Kjo deklaratë duhet të miratohet menjëherë, dhe ti që i ke shërbyer gjithë jetën tende Serbisë liroje atë foltore se le nam”, i tha Balla.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion