“Hudhrën e paskemi me vete”, Rama thumbon Fisnik Qosen: Të na bashkohet dhe Kavaja demokratike

Politikë

“Hudhrën e paskemi me vete”, Rama thumbon Fisnik Qosen: Të

Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu ironitë as këtë të enjte në eventin me temë “Shqipëria Turistike 2030” duke shfrytezuar pranine e kryebashkiakut demokrat te Kavajes.

Ai thumboi kryebashkiakun e Kavajës, Fisnik Qosja, duke thënë se shpreson që t’i bashkohet në planin për menaxhimin e plazheve, pavarësisht se është demokrat.

Edi Rama: Shpresoj të na bashkohet dhe Kavaja demokratike, që uroj të ndalojë zhvillimin e mëtejshëm të pallateve, që i zënë vendin pishave.

Ka ardhur kryetari i bashkisë së Kavajës këtu? Rrofsh… hudhrën e paskemi me vete, do të na shkojë mirë.

Ata që janë mësuar të dhunojnë plazhet me shezlongë ngjitur me njëri-tjetrin të mos marrin më mundimin të aplikojnë fare

Shpejt do të nxjerrim planin e ri për bregdetit. Shpejt do të kuptojmë se cilat plazhe bashkitë do t’i marrin plotësisht, por dy janë të sigurta, Ksamilin dhe Dhërmiun.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion