Merr zgjidhje trafiku mbytës në hyrje të Elbasanit? Balluku: Do ndërtojmë bypass-in 3 kilometra

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mbajti fjalën në eventin “Shqipëria Turistike 2030” ku trajtoi edhe ceshtjet e problematikave te trafikut.

“Kantierët janë brenda skedulës, dorëzohen para afatit konteraktual, gjatë vitit të ardhshëm do dorëzohen Berat-Bllabani apo segmente të autostradës Tiranë- Durrës. Gjatë këtij vitit ne kemi qenë shumë të kujdesshëm për të parë se cilat janë problemet kryesore të trafikut.
Kemi identifikuar pjesën e daljes nga Tirana në drejtim të Elbasanit, ku tashmë s’ka trafik vetëm ditën e premte në darkë apo të shtunën paradite, por ka gjatë gjithë javës, për këtë arsye Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një plan të mirëfilltë dhe ne do të nisim me emergjencë ndërtimin e një bypass-i përfundimtar, i cili është prej 3 km me një nyje me segmentin nga Bradasheshi deri në Lekaj, duke krijuar mundësinë që vitin tjetër gjatë sezonit të mos të kemi më trafik në atë zonë”, tha Balluku.


