“Hidheni në kosh seancën e kaluar”, Berisha: E bëtë vetëm për të maskuar Erion Veliajn!

Politikë

“Hidheni në kosh seancën e kaluar”, Berisha: E

Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar Partinë Socialiste për shkelje të Kushtetutës dhe të rregullores së Kuvendit, duke kërkuar që seanca e kaluar të ripërsëritet për të diskutuar programin qeverisës të PS-së.

Berisha e konsideroi seancën e kaluar si një “turp” që do të mbetet në historinë e shtetit, duke theksuar se procesverbali i saj nuk reflekton realitetin e debatit parlamentar. Sipas tij, seanca e kaluar “u bë për të maskuar 18 Erion Veliaj”.

Ai kërkoi që procesverbali të hidhet “në koshin e plehrave” dhe se kjo seancë duhet të shërbejë si një leksion për transparencën në Kuvend.

Berisha: Akti i vetëm që kjo seancë mund të bëjë për atë procesverbal, ta hedhë në koshin e plehrave seancën dhe procesverbalin.

Ai do mbetet në arkivat e këtij shteti si procesverbali më i turpshëm në të gjithë historinë e tij.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion