Heqja e imunitetit të Ahmetajt, GJKKO firmos urdhër kontrolle, BKH në disa banesa të të afërmve

Politikë

Heqja e imunitetit të Ahmetajt, GJKKO firmos urdhër kontrolle, BKH

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit  të Organizuar ka firmosur disa urdhër-kontrolle në kuadër të hetimit që po zhvillohet ndaj ish-zv/Kryeministrit Arben Ahmetaj për inceneratorët.

Agjentët e BKH-së po ushtrojnë kontroll në disa ambiente.

Ndër vendet që po kontrollohen është edhe shtëpia në Lalëz e të atit të Erjola Hoxhës, partneres së Arben Ahmetajt.

Po kështu janë duke u kontrolluar edhe ambiente të tjera.

Arben Ahmetajt i është hequr nga Parlamenti imuniteti i deputetit, duke i hapur rrugë firmosjes së kontrolleve dhe kërkesës për arrrestim nga SPAK. Nuk ka ende informacion nëse nga GJKKO është firmosur urdhri për arrestimin e Ahmetajt.

Ky i fundit nuk ndodhet në Shqipëri prej disa ditësh. Avokati i tij pohoi që Ahmetaj ndodhet në Britani të Madhe.

SPAK e akuzon Arben Ahmetajn për 3 akuza në lidhje me inceneratorët; për korrupsion pasiv, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash.

 

ME TE LEXUARAT