“Hemoragji” në Rithemelim, jep dorëheqjen kryetari i PD-së në Korçë
Lajmifundit
/
26 Mars 2024, 12:53
Politikë

Ka dhënë dorheqjen sot kryetari i Partisë Demokratike të Korçës nga drejtimi i selisë blu.
Në një komunikim me anë të telefonit Devis Osmani është përgjigjur se dorheqja e tij është e parevokueshme dhe se ka arsyet e tij personale, duke mos shtuar asgjë më shumë.
Ende nuk dihet se kush do pasojë Osmanin pas zgjedhjes që ai ka bërë duke u dorëhequr, ndërsa kujtojmë se ai ka qenë pjesë e rithemelimit që nga koha e ndarjes së PD, citon News24.


