Beleri e Goro në burg, ja kush do ta marrë drejtimin e Bashkisë Himarë

Politikë

Beleri e Goro në burg, ja kush do ta marrë drejtimin e Bashkisë

Drejtimi i Bashkise se Himares ka hyre ne nje ngerc te pazakonte pas arrestimit te kandidatit fitues te zgjedhjeve te 14 majit Fredi Beleri dhe kundershtarit te tij Jorgo Goro, i cili ishte kryetar ne detyre.

Pas ngërçit të krijuar mesohet se drejtimi i bashkisë do t’i kalojë një prej nënkryetarëve, nje veprim ky i parashikuar nga ligji ne mungese te drejtuesit te institucionit.

Këshilli Bashkiak pritet të mblidhet së shpejti dhe  të vendosë me votë se cili prej dy nënkryetarëve, Blerina Bala apo Pervin Gjikuria do të drejtojë bashkinë Himarë deri në zgjedhjet e reja.

Socialistët kanë shumicën në këshillin bashkiak të Himarës, 13 vota kundrejt 8 të opozitës dhe burime bëjnë me dije po ashtu se Blerina Bala është pretendentja kryesore për të drejtuar bashkinë deri në zgjidhjen përfundimtare të ngërçit.

Nderkohe qe sa i perket zgjedhjeve per kryetarin e ri, mesa duket pritet vendimi i gjykates se Apelit ndaj Fredi Belerit per te pare nese denimi i tij do te marre forme te prere apo jo, ne rast se lihet ne fuqi.

Mbledhja e Këshillit bashkiak pritet të jetë më 29 mars. 

ME TE LEXUARAT