Greva në Rinas/ Rama i përgjigjet Metës: Je një nga dy nxitësit e goditjes së çmendur

Politikë

Greva në Rinas/ Rama i përgjigjet Metës: Je një nga dy

Kryeministri i Shqipëris,ë Edi Rama i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta për reagimin dhe qëndrimin e këtij të fundit për grevën e kontrollorëve në Rinas që ka bllokuar gjithë trafikun ajror shqiptar.

Rama thotë se Meta bën predikime, teksa është një nga dy nxitësit e kësaj goditje të çmendur bashkë me Sali Berishën.

Ai thotë se Meta është në kërkim të palodhur të rrëzimit të qeverisë e shtetit, por duhet t’i harrojë të dyja këto.

STATUSI NGA EDI RAMA

Ilir,dokrrat me injorimin e kërkesave të pseudosindikatës së kontrollorëve dhe predikimet për mosndërprerjen e punës në aeroport nuk pinë ujë!Je një nga dy nxitësit e kësaj goditjeje të çmendur, në kërkimin e palodhur të rrëzimit të qeverisë e të vetë shtetit!T’i harrosh të dyja!

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion