Gjykata e Apelit i rrit dënimin me 18 muaj, Safet Gjici do vuajë 4 vjet e gjysmë burg, ndryshon akuza e Alma Kacit

Politikë

Gjykata e Apelit i rrit dënimin me 18 muaj, Safet Gjici do vuajë 4

Gykata e Posaçme e Apelit prish vendimin e shkallës së parë për Safet Gjicin, duke e dënuar përfundimisht me 4 vite e 6 muaj burg.

Ky vendim e rrit denimin e Gjicit me 18 muaj. Keshtu, Apeli i Posaçëm ka ndryshuar vendimin e shkallës së parë, që e kishte dënuar Gjicin me 3 vite burg për shpërdorim detyre, dhe ka dhënë dënimin tashmë me formë të prerë me 4 vite e gjysmë për veprën penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”. 

Gjici dënohet me vendim të formës së prerë tashmë jo për shpërdorim detyre por për korrupsion pasiv. Edhe për Alma Kaçin u ndryshua kualifikimi i vepres penale.

Gjykata e Apelit ka ndryshuar edhe vendimin për Alma Kaçin. Dënimi për Kaçin ka mbetur me 1 vit e 6 muaj burg por jo për veprën penale të prostitucionit për të cilën e dënua shkalla e parë por për atë të korrupsionit aktiv.

Alma Kaçi tashmë do t’i duhet të transferohet në qeli, për të vuajtur dënimin përfundimtar që i shkon në 12 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Gjici e Kaçi përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar duke i zbritur 1/3 e dënimit, përkatësisht 3 vite burg për Gjicin e 1 vit për Alma Kaçin.

Asnjëri prej tyre nuk mori pjesë në proces, teksa ish-kryebashkiaku i Kukësit prej rreth dy muajsh ndodhet në spital.

ME TE LEXUARAT