Aksident i shumëfishtë në Tiranë, të përfshira disa makina! Njëra prej tyre përfundon në trafikndarëse
Lajmifundit
/
24 Qershor 2024, 14:00
Aktualitet

Një aksident i rëndë është shënuar në kryeqytet këtë mesditë në Tiranë.
Sipas informacioneve në aksident janë të përfshira 3 ose 4 makina që janë përplasur me njëra-tjetrën.
Siç shihet edhe nga pamjet njëra prej mjeteve ka përfunduar në trafikndarëse.Ende nuk dihet nëse ka të lënduar, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.


