Apeli i GJKKO shpall të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit Eduart Duro

Politikë

Apeli i GJKKO shpall të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit Eduart

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e shkallës së parë që e shpalli të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit Eduard Duro.

SPAK kishte kërkuar dënimin e kryebashkiakut socialist me 1 vit burg për shpërdorim detyre, që të konvertohej në 3 vite shërbim prove si dhe me dënimin plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë funksione publike.

Të njëjtin dënim prokurori Dritan Prençi kërkoi edhe për 4 zyrtarët e tjerë, përkatësisht Astrit Seferkolli, Gazment Haxhia, Gazment Mali dhe Vosjava Bregu

Por GJKKO vendosi të rrëzojë SPAK teksa ky i fundit ankimoi vendimin në Apel.

Duro ishte marrë zyrtarisht i pandehur nga prokuroria e posaçme, dhe akuzohej se licencoi një biznes, pikë karburanti në Bilisht, që ishte ndërtim pa leje.

Hetimi i SPAK erdhi pas një kallëzimi të depozituar nga një subjekt tjetër.

Veç Duros, u hetuan edhe 4 punonjës të Bashkisë së Devollit, mes tyre specialistë të taksave dhe sekretari i përgjithshëm i Bashkisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion