Giorgia Meloni vjen nesër në Shqipëri, me Ramën do shkojë në kampin e emigrantëve në Shëngjin

Politikë

Giorgia Meloni vjen nesër në Shqipëri, me Ramën do

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni pritet të vizitojë Shqipërinë ditën e nesërme, më 5 qershor.

Vizita e saj është konfirmuar nga qeveria italiane, ndërsa thuhet se Meloni do të zhvillojë një vizitë të përbashkët me Kryeministrinë e Shqipërisë, Edi Rama, në orën 12: 20, në zonat që mbulon protokolli i bashkëpunimit Itali-Shqipëri për çështjet e migracionit.

Vizita e kryeministres Meloni vjen në kuadër të Javës Italiane të Kulturës në Shqipëri, ndërkohë punimet për qendrën pritëse të emigrantëve në portin e Shëngjinit po shkojnë drejt fundit.

Të hënën më (3 qershor) në këtë qendër mbërriti edhe policia italiane, që do të dislokohet në Shëngjin për të garantuar sigurinë e refugjatëve.

Fillimi i protokollit të marrëveshjes për emigrantët pritet të nisë më 15 shtator, ku është parashikuar që 13.5 milion euro të shkojnë vetëm për marrjen me qira të anijes e cila do të shoqërojë emigrantë deri në portin e Shëngjinit, shkruante dje La Repubblica.

Më 6 nëntor 2023 kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëve  të cilët shpëtohen në det nga anijet ushtaraka italiane apo ato të Guardia di Finanza-s derisa të merret një vendim për fatin e tyre, nëse do të pranohen ose jo në vendin fqinj.

Sipas marrëveshjes porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ku do të ngrihet qendra e parë ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj.  Në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do të largojnë me shpenzimet e tyre emigrantët nga territori shqiptar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion