Gazetarja zbulon emrin e bosit të drogës me të cilin ndau qelinë Saimir Tahiri, ja çfarë i tha para se të lirohej
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar të dënuarin me të cilin ndante qelinë ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahir.
Mes të tjerash duke iu referuar një bisede mes Tahirit dhe një personi të rrezikshëm në burg, të treguar nga avokati i tij, Maks Haxhia, gazetarja Klodiana Lala tha se bëhet fjalë për Safer Bajrin, person i lakuar në trafik droge, me të cilin thuhet se ish-ministri ka ndarë qelinë.
“Safër Bajri, person me rrezikshmëri, që ishte në një qeli me Tahirin tha; Mua po më vjen keq që po iki në shtëpi dhe ish-ministri i Brendshëm qëndron në burg. Duhet të kem një indice që është vendim politik. Bosët e krimit, apo politikë dhe ish-zyrtarë se kryejnë deri në fund dënimin e tyre. Dikur një bos krimi, ka qenë zoti Haxhia avokat i çështjes, u lirua se kishte probleme me gjurin. Dhe u lirua nga burgu se dhimbja e gjurit ia pamundësonte qëndrimin në burg. Mund të ketë diçka mbrapa, por a ka një pakt? Nuk mund ta them. Duhet të kem fakte.”, pohoi gazetarja.