Flutura Açka ankohet për kolegët: Parlamenti vjen era “furrik”, ka deputetë që s’lajnë sqetullat

Politikë

Flutura Açka ankohet për kolegët: Parlamenti vjen era

Si asnjëherë më parë, deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka folur “pa doreza” për atë se çfarë ndodh në Parlament.

E ftuar në podcastin e Albana Osmanit, deputetja demokrate është ndalur gjatë në jetën parlamentare, duke folur shumë hapur.

Një pyetje tepër pikante, se “çfarë arome mban parlamenti”, deputetja e PD i është përgjigjur troç dhe shumë sinqerisht: “Në Parlament ka njerëz që nuk i lajnë sqetullat”, duke lënë të kuptohet se kolegët e saj shkojnë në  Kuvend të palarë.

“Ka armiq të briskut dhe të dushit, sic thotë një njeri i njohur kur flet për politikanët. Unë kam ndeshur të tillë. Kam ndeshur edhe analfabetë. Në kuptimin që shkruajnë vetëm emrin e tyre”, tha deputetja e PD, e cila u ndal edhe pak tek aftësite intelektuale të disa prej kolegëve.

“Mezi e shkruajnë dhe emrin e tyre, s’po flas për fjalimet që ia bëjnë të tjerët, s’po flas për njerëz që nuk kanë lexuar një libër, kanë probleme të mëdha kulturore”, tha Flutura Açka.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion