E rëndë në Tiranë, 53-vjeçari hidhet nga kati i 6-të i pallatit, ndërron jetë
Lajmifundit
/
26 Mars 2024, 13:34
Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Tiranë, ku një 53-vjeçar është vetëhedhur nga kati i 6-të i një pallati. Si pasojë e dëmtimeve, 53-vjeçari ka ndërruar jetë.
"Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 26.03.2024, në rrugën “Sali Nivica”, është vetëhedhur nga kati i 6-të i një pallati shtetasi I. T., 53 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes."


