Sherr në konviktin e Shkodrës, kujdestarja godet me sende të forta 65-vjeçaren
Lajmifundit
/
26 Mars 2024, 13:46
Aktualitet

Një sherr i rëndë mësohet të ketë ndodhur në Konviktet e Shkodrës. Sipas bluve, ka qenë kujdestarja e konviktit ajo që për arsye ende të panjohura ka goditur me sende të forta një 65-vjeçare , e cila qëndron në strehimore.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasen 44 vjeçe, banuese në Shkodër, me detyrë kujdestare në një konvikt, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë, një shtetase 65 vjeçe që qëndron në këtë konvikt. Punohet për kapjen e 44-vjeçares.”


