Plagosi me thikë vëllain e tij të madh, arrestohet 23-vjeçari në Pogradec
Lajmifundit
/
26 Mars 2024, 13:55
Aktualitet

Një 23 vjeçar i identifikuar si S.Sh është arrestuar nga policia e Pogradecit pasi ditën e djeshme plagosi me thikë vëllain e tij më të madh.
Për pasojë 24 vjeçari i plagosur ndodhet në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Sipas njoftimit të policisë, sherri mes vëllezërve ka ndodhur nga një konflikt i çastit në banesë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


