Sherr me thika brenda gjimnazit në Fushë Krujë, 17-vjeçari transportohet me urgjencë drejt Traumës

Një konflikt mes adoleshentëve në gjimnazin “Shote Galica” në Fushëkrujë, ka përfunduar me një të plagosur. 17 vjecari K.D. është goditur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij dhe po transportohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Sa i përket gjendjes së tij, raportohet se 17-vjeçari kishte plagë të thella dhe kishte shumë hemoragji.
Fushë Krujë/Informacion paraprak
Më datë 30.10.2024, rreth orës 10:45, në gjimnazin "Shote Galica" në Fushë Krujë, një 17-vjeçar është konfliktuar me shtetasin K. D., 18 vjeç (të dy nxënës shkolle).
Gjatë konfliktit, 17-vjeçari dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin K. D., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


