Flakë dhe tym në demostratë, shihni se si shoqërohen në polici 12 protestuesit “rebelë”
Rreth-rrotullimi i Bradasheshit në Elbasan ishte zona më e tensionuar e protestës së opozitës e cila për 3 orë paralizoi qarkullimin e automjeteve nga veriu në jug të vendit.
Gjatë aksionit të opozitës jo pak herë, protestuesit u provokuan nga policia.
Gjatë protestës polici Roven Zeka pati përplasje të ashpër me deputetin demokrat, Tomorr Alizoti i cili po i kërkonte llogari përse policia shtyn dhe dhunon protestuesit.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“E zgjidhim ne atë punë!”, ishte përgjigja e kryepolicit të Elbasanit Roven Zeka i cili pas përfundimit të protestës nisi “ushtrinë” për të arrestuar qytetarët, dhe eksponentë të Partisë Demokratike.
Polici Roven Zeka
Pas orës 20:00 një “ushtri” me efektivë dolën në terren për të arrestuar dhunshëm kush t’i dilte para duke mbushur plot furgonët e polcisë së Elbasanit.
Siç mund ta shihni nga pamjet më poshtë disa protestues në Elbasan u shoqëruan në polici, pas tensioneve dhe përplasjeve mes qytetarëve dhe uniformave blu.
Të revoltuar reaguan disa demokratë.
“Jeni kukullat e Edi Ramës apo jeni Policia e Shtetit”, u shpreh një protestuese.
Në polici janë shoqëruar: Hamza Lamce, Arben Pjetri, Agron Beqiri, Hamit Tabaku, Altin Bica, Edi Pojani, Albi Bylykbashi, Aurel Bylybashi, Sokol Shkelzeni, Daniela Gjini, Dorian Koldashi dhe Enver Lamçe.
Më poshtë shikoni pamjet se si policia merr me forcë protestuesit.