Shembet pallati, një I plagosur dhe 10 të bllokuar poshtë rrënojave

Bota

Shembet pallati, një I plagosur dhe 10 të bllokuar poshtë

Të paktën një person ka mbetur i vrarë, një i plagosur dhe 10 të tjerë të bllokuar nën rrënoja, nga shembja e një ndërtese 10 katëshe në Buenos Aires.

Mediat e huaja bëjnë me dije se pallati 10 katësh i cili ishte në rikonstruktim e sipër u shemb gjatë natës në një zonë bregdetare në periferinë jugore të Buenos Aires.

Sipas raportimeve të mediave lokale në vendgjarje ndodhen 300 specialistë nga ekipet shpëtuese, të cilët po punojnë për nxjerrjen e personave që kanë mbetur të bllokuar nën gërmadha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas autoriteteve lokale në qytet, ndërtesa, e cila dikur funksiononte si hotel , u shemb rreth orës 01:00 me orën lokale.

Autoritetet njoftuan se peronat që po bënin rregullimet në ndërtesë nuk ishin pajisur me leje të posaçme nga institucionet përkatëse,

“Shtatë deri në 9 persona kryesisht punëtorë që po kryenin punë të paligjshme pa leje nga autoriteti komunal mund të jenë bllokuar nën rrënoja”, thanë autoritetet.
Megjithatë, për ministrin Alonso, numri i të bllokuarve nën rrënoja nuk është i sigurt, pasi ndërtesa nuk funksiononte si hotel.

Ndërkohë mësohet se menaxheri i kantierit dhe dy ndërtuesit u arrestuan si pjesë e hetimeve të nisura pas shembjes së ndërtesës.

 

ME TE LEXUARAT