Kallashnikovë dhe të shtëna në garën e çmendur me kuaj, arrestohet i riu i lidhur me mafian

Bota

Kallashnikovë dhe të shtëna në garën e çmendur

Një i ri është arrestuar nga policia italiane pas dyshimeve për përfshirjen e tij në një garë të paligjshme me kuaj, e zhvilluar pak javë më parë në Palagonia, në zonën e Catanias.

Ngjarja ka ndodhur në një rrugë publike, ku gara është shoqëruar me praninë e personave të armatosur dhe të shtëna në ajër. Pamjet e shpërndara së fundmi në rrjetet sociale kanë dokumentuar momentet kur kuajt vrapojnë në rrugë, ndërsa disa persona me motoçikleta i ndjekin dhe qëllojnë me armë.

Sipas hetimeve të autoriteteve, një prej armëve të përdorura dyshohet të ketë qenë një kallashnikov.

I arrestuari akuzohet për posedim të paligjshëm të armës, ndërsa ndaj tij janë ngritur dyshime edhe për lidhje me klanin mafioz Cappello-Bonaccorsi.

Hetimet vijojnë për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në organizimin dhe zhvillimin e garës së paligjshme.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion