Emërimet në institucionet e pavarura, Gazment Bardhi: Shqipëria drejt shtetit njëpartiak

Politikë

Emërimet në institucionet e pavarura, Gazment Bardhi: Shqipëria

“Shqipëria po shkon drejt shtetit njëpartiak”, kështu ka deklaruar kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi teksa ka komentuar emërimet në institucionet e pavarura.


Nëpërmjet një statusi në Facebook, Bardhi nënvizon se Shqipëria po ecën në drejtimin e gabuar dhe se nga demokraci parlamentare po shkon drejt shtetit njëpartiak.

Gjithashtu thekson se , ‘kur një parti merr në dorë institucionet kushtetuese, balanca e pushteteve zhduket.


Reagim i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi

Shqipëria në drejtimin e gabuar: Nga demokraci parlamentare drejt shtetit njëpartiak


Mazhoranca po emëron e vetme institucionet që duhet të jenë të pavarura prej saj, nga Avokati i Popullit tek Banka e Shqipërisë.

Kur një parti merr në dorë institucionet kushtetuese, që duhet ta kontrollojnë atë, balanca e pushteteve zhduket. Kjo nuk është më demokraci parlamentare. Është shtet njëpartiak.

Dhe një qeveri që përqendron pushtetin, dobëson institucionet e pavarura dhe i kontrollon ato, nuk afrohet me Bashkimin Europian, largohet prej tij!/Ballkan

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion