“Duke shty procesin”, Rama shfaqet pas komisionerit Varhelyi, e shoqëron drejt…

Politikë

“Duke shty procesin”, Rama shfaqet pas komisionerit Varhelyi, e
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin social “Instagram” një foto ku shfaqet duke shoqëruar komisionerin e BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi dhe siç duket duke e shtyrë nga pas.

Rama i ka bashkangjitur kësaj fotoje diçiturën “duke shty procesin”, duke iu referuar rrugës së integrimit evropian të Shqipërisë.

Kujtojmë se kreu i qeverisë dha një deklaratë të përbashkët ditën e sotme më Varhelyin ku të dy u shprehën në mënyrë pozitive për integrimin e vendit drejt BE.

“Veprat tuaja kanë treguar çfarë keni arritur. Mos harroni ku ishit në tetor 2018. E ku jeni tani. Jemi të dakordësuar në Bruksel se Shqipëria është gati të hapë grupi-kapitullin e parë”, u shpreh Varhelyi sot.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion