Drejtuesi politik i LSI në Berat denoncon: Në kutitë e votimit janë gjetur më shumë fletë sesa votues

Politikë

Drejtuesi politik i LSI në Berat denoncon: Në kutitë e votimit

Një deklaratë ka ardhur nga drejtuesi politik i LSI në Qarkun e Beratit, Ardit Çela. Në një intervistë televizive, Çela pretendoi se në  tre kuti votimi që janë gjetur fletë më shumë se sa numërues, e kjo sipas tij është e pavlefshme.

“Në KZAZ nr 66 në Berat, ka pasur fletë votimi më shumë se sa votues, në mënyrë të dhunshme janë quajtur të vlefshme, duke bërë transferimin të dheshëm të mandatit të LSI ën drejtim të një force tjetër. Ka pasur parregullsi të shumta në Qarkun e Beratit, janë mbushur kutitë, është e dokumentuar, e provuar, të pasqyruara nga anëtarët e KQZ, janë shënuar në tabelën përfundimtare, ku, pranohet qartë që në kutitë përkatëse ka pasur më shumë fletë votimi se sa votues, kjo e bën atë të pavlefshme.

Drejtuesi politik i LSI në Berat denoncon: Në kutitë e votimit

Nuk votojnë personat që s’kanë emrat në listë. Kutitë e mbushura janë të pavlefshme, por dhunshëm me miratimin 4 me 3 të mazhorancës janë quajtur të vlefshme, kjo është e vërteta. I siguruar qytetarët, mandate është i tyre, kush ka tentuar të kalojë mandatin tonë në një forcë tjetër, do të mbajë përgjegjësi. Numri i fletëve të votimit më shumë se numërues, është e konfirmuar. Nuk do të jetë e vlefshme nëse do të jetë i mbushur”, tha Çela.

ME TE LEXUARAT