Dosja e Arben Ahmetajt, merret e pandehur edhe ish-bashkëshortja e tij, Albina Macka

Politikë

Dosja e Arben Ahmetajt, merret e pandehur edhe ish-bashkëshortja e tij,

SPAK i ka ka komunikuar dy akuza të rënda Albina Mackës, ish-bashkëshortja e Ahmetajt. Ajo tashmë zyrtarisht akuzohet për fshehje pasurie dhe pastrim parash. Mançka gjatë marrjes në pyetje tha se vilën që i është sekuestruar ia ka lanë shoqja e saj, e cila jeton në Zvicër. Ajo tha se personalisht në emër të saj ka vetëm një shtëpi në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Arben Ahmetaj, ish-zv kryeministër akuzohet për veprat penale pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe korrupsion pasiv, për shkak të aferës së inceneratorëve.

Në fillim të këtij viti Ahmetaj humbi edhe mandatin e deputetit, pasi prej 6 muajsh nuk ishte paraqitur në Kuvend.

ME TE LEXUARAT